Në Tiranë qytetarët nuk tolerojnë shkeljet në rrugë, vetëm për një javë 654 denoncime! Gjoba deri në 100 mijë lekë, 2 të dehur u arrestuan

6 Shkurt 2022, 10:06| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 10:13

  • Share

645 qytetarë të Tiranës kanë denoncuar me pamjet shkeljet e bëra në rrugët e kryeqytetit nga drejtues mjetesh të papërgjegjshëm. Denoncimet policia e kryeqytetit i ka ndjekur duke i ndëshkuar edhe këto shkelës.

Një autobusi i është vënë 100 mijë lekë gjobë për stacionim jo në terminal, ndërkohë që 2 drejtues mjetesh janë arrestuar.

"Prej kohësh, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Tiranës, po ndjek me kujdes të gjitha raportimet e Komisariatit Dixhital, denoncimet e qytetarëve, postimet e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilave provohen shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat më pas ndiqen në terren dhe procedohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor. Gjithashtu, janë vlerësuar në kohë informacionet e qytetarëve në lidhje me shkelje të rrezikshme, ku vetëm dy ditët e fundit, falë reagimit të shpejtë dhe profesional, janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda, pasi disa drejtues mjetesh, janë denoncuar nga qytetarët se po kryenin manovra të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar dhe ndaluar menjëherë, dhe nga verifikimet rezultuan se dy prej tyre ishin në gjendje të dehur, përkatësisht shtetasit me iniciale O. S., dhe E. Gj, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal", ka njoftuar policia e kryeqytetit e cila ka publikuar edhe disa prej pamjeve të mbëritura si denoncim në adresë të saj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kkjh: 06/02/2022 15:14

    Polica robqira që vejn gjoba npër crpa makinave të lodhura jau qovfsha motrat grat ku ti keni

    Përgjigju
  • Leo: 06/02/2022 13:33

    Po per policet gjob vensa! qe zhvatin shoferet a doti denonconi?

    Përgjigju
  • Drini i Bardhe: 06/02/2022 13:28

    Keta qe drejtojne qarkullimin ne Tirane vazhdojne me te njejten skeme si parardhesit e tyre qe u larguan. U sulen fakireve per ndonje parkim te dyfishte dhe tolerojne mjetet e renda te qarkullojne ne oraret qe u ndalohet qarkullimi. Shume e thjeshte : firmat e betonit paguajne drejtorin ee qarkullimit, sic kane bere prej 20 vjetesh. Ne loje jane dhe firmat qe bejne germime apo largime te inerteve. Paguajne ne dore. Keto te inerteve jane bere edhe me te mencur : u vene logo te bashkise mejteeve te tyre dhe kuptohet edhe nga policet bashliake qe keto mejte nuk duhet te PENGOHEN. Parate shkojne tek e njejta dore.

    Përgjigju
  • Tirona: 06/02/2022 12:03

    Makinat levizin me shpejtesi brenda qytetit dhe ne prani te policit kur nuk ka radar per te zbatuar rregullat e qarkullimit keshtu do vazhdoje ky fenomen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?