Humbja e Feyenoordit në finalen e Tiranës ka shkaktuar zemërim të tifozëve holandezë jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por dhe në qytetin e Roterdamit.
Si pasojë e trazirave që shkaktuan në qytet, dhjetëra prej tyre janë arrestuar . Tifozët sipas mediave të huaja, sulmuan godinat dhe dyqanet në rrugët e Roterdamit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të neutralizuar situatën.
Trazirat u shkaktuan në disa qytete të Holandës dhe zgjatën rreth 30 minuta. Tifozët u larguan nga sheshet dhe stadiumi De Kuip, ku finalja e humbur e Ligës së Konferencës u shfaq në disa ekrane të mëdha.
Lajmi kryesor:
Finalja e Tiranës vishet me ngjyrat e italianëve, Roma bën historinë në 'Air Albania', rrëmben trofeun e parë të Conference League ndaj holandezëve të Feyenoord! Ka festë në kryeqytet
K.T./r.k./ReportTv.al