Në tregjet e Fierit shtohen masat e sigurisë, kryeinspektori: Qytetarët të respektojnë rregullat

11 Prill 2020, 10:50| Përditesimi: 11 Prill 2020, 11:00

  • Share

Në tregjet lëvizëse të qytetit të Fierit janë marrë masa shtesë për sigurinë e qytetarëve dhe shitësve. Bashkia e Fierit, me qëllim respektimin e distancave sociale më oraret e lejuara, ka vendosur sinjalistika të cilat duhet të respektohen nga qytetarët.

Sipas kryeinspektorit të policisë bashkiake Ferdinand Muskaj qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në respektimin e këtyre masave. Sakaq sipas Muskajt është bërë dezinfektimi i mjediseve të përcaktuara për kryerjen e aktivitetit tregtar në tregjet lëvizëse publike.

"Bashkia e ka marrë këtë vendim me qëllim për të shmangur radhët e gjata në tregje. Në radhë të parë është bërë vijëzimi për të treguar mënyrën se si duhet të qëndrojnë qytetarët. Janë ndarë sipas përcaktimit të vetë institucioneve përkatëse që merren me përballimin e COVID-19. Distancat janë përcaktuar me topa të verdhë.

Para se të vijnë ambulantët që shesin në këto tregje, ose tregtarët, bëhet dezinfektimi nëpërmjet bashkisë e cila me ujë me klor dhe dezinfektant bëjnë të mundur që të mbahet i pastër."

Punonjësit e policisë bashkiake garantojnë respektimin e distancës si domosdoshmëri për të shmangur përhapjen e koronavirusit, por edhe të orarit të përcaktuar nga qeveria për të drejte e lëvizjes së qytetarëve sipas orareve të përcaktuara.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?