Kalimi i Hakan Calhanoglu nga Interi në drejtim të Galatasarayt po bëhet temë qëndrore në klubin zikaltër. Gazetari turk Serhat Akın, një mik i lojtarit të Interit, ka deklaruar se mesfushori është në bisedime me klubin nga Stambolli.
"Hakan Calhanoglu më dërgoi një mesazh sot. Ai tha: 'Jemi në bisedime me Galatasarayn. Ata më duan mua dhe unë i dua ata'". Babai i Calhanoglu, Huseyin, gjithashtu ndau një postim duke shkruar: " Shpresoj se do të vish në Galatasaray një ditë."
Sipas raportimeve të mediave turke, agjenti i mesfushorit, Gordon Stipic, pritet në Stamboll për të vlerësuar situatën në lidhje me ofertën e mundshme ekonomike për lojtarin dhe për të kuptuar kufijtë e mundshëm të negociatave për të bindur Interin.
Për momentin, Calhanoglu mbetet në qendër të projektit zikaltër dhe ata nuk kanë marrë asnjë ofertë, por është e qartë se në moshën 31 vjeç dhe në rast se lojtari do të kërkojë të kthehet në shtëpi, ata do ta vlerësojnë transferimin në varësi të një pagese prej jo më pak se 40 milionë euro. Galata nga ana tjetër po mendon të mos shkojë përtej 25 milionëve.
Komente
