Legjionarët kuqezi kanë pasur një të premte produktive, me Taulant Seferin, Odise Roshin dhe Myrto Uzunin që kanë shënuar me skuadrat respektive.
Taulant Seferi
Seferi u bë protagonist për ekipin e tij Bodrumspor duke i dhuruar një tripikësh me shumë peshë në transfertë kundër Hatayaspor. Në minutën e 27-të, Seferi insistoi në zonë, dribloi dhe e dërguoi topin në rrjetë, një gol që në fund rezultoi një tripikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.
Odise Roshi
Rrugën e rrjetës këtë javë në futbollin turk e gjeti edhe Odise Roshi. Sulmuesi shqiptar po shndërrohet në një lider për ekipin e tij Erzurumspor pasi ky ishte goli i tij i dytë në 5 javë në kategorinë e dytë. Në minutën e 67-të, Roshi u shërbye në shtyllën e dytë dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Skuadra e tij fitoi 2-0.
Myrto Uzuni
Uzuni është rikthyer të bëjë liderin te Granada. Në minutën e 71-të, sulmuesi beratas ndoqi mirë një aksion në zonë, insistoi deri në fund duke dërguar topin në rrjetë dhe Granadan në avantazh. Për fat të keq, sërish goli i Uzunit nuk mjaftoi për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij, pasi në shtesë, në minutën e 93-të, Malaga barazoi shifrat në 2-2.
Vendasit fituan një 11-metërsh në minutën e 8-të të shtesës, por zëvendësuesi i Uzunit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që dy ekipet të ndanin nga 1 pikë.
Me 6 pikë në 6 javë, Granada renditet në vendin e 12 në La Liga2, një ecuri negative e cila solli dhe shkarkimin e trajnerit Guillermo Abascal, vendim ky i bërë publik nga ana e klubit me anë të një deklarate për mediat.