ilustruese

Bota

Në Ukrainë bombardime, të mërkurën negociata në Stamboll

22 Korrik, 11:42| Përditesimi: 22 Korrik, 14:00

  • Share

Një djalë 10-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën mëngjesin e kësaj të marte, pas një sulmi rus në qytetin Kramatorsk, në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Oleksandr Honcharenko, siç raportohet nga RBC-Ukrainë. Forcat ruse lëshuan një bombë ajrore të drejtuar që goditi ndërtesën, duke shkaktuar një zjarr, tha Honcharenko: "Në orën 6:30 të mëngjesit, një person u raportua i vdekur, një fëmijë i lindur në vitin 2015. Pesë persona të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim të kualifikuar mjekësor."

Ndërkohë në orët e vona mbrëmjen e djeshme, ushtria ruse nisi një sulm me drone mbi komunitetin e Putyvl, në Sumy, Oblast, duke plagosur 13 persona,
përfshirë një djalë 5-vjeçar.

Një sulm me drone ruse goditi qytetin e Odesës gjatë natës, ku u dëgjuan shpërthime dhe shpërthyen disa zjarre. Sulmi ndodhi në orën 1:48 të mëngjesit sipas orës lokale. Në orën 2:38 të mëngjesit, alarmi për sulm ajror për Odesën dhe rajonin u hoq. Dëmet e evidentuara ishin kryesisht në infrastrukturën civile dhe ndërtesa banimi. 

Raund tjetër negociatash të mërkurën në Stamboll

Takimin e radhës me palën ruse e konfirmoi mbrëmjen e së hënës Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.  

"Sot, diskutova me [shefin e Këshillit të Sigurisë së Ukrainës] Rustem Umerov përgatitjet për një shkëmbim të burgosurish dhe një takim tjetër në Turqi me palën ruse", tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të hënën. 

I held a meeting on the outcomes Ukraine needs from the negotiation efforts.

Secretary of the National Security and Defense Council of Ukraine, Rustem Umerov, reported on the implementation of the agreements reached at the second meeting ëith the Russian side in Istanbul, as… pic.twitter.com/0JQ1fGyaPC

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 22, 2025

Zelensky propozoi bisedime të reja në fundjavë, pak ditë pasi Presidenti amerikan Trump kërcënoi Rusinë me sanksione "të ashpra" nëse nuk do të kishte armëpushim midis Moskës dhe Kievit brenda 50 ditëve.

Ora 13:59
Franca gati për sanksione edhe më të ashpra ndaj Rusisë

Pas sanksioneve të reja evropiane të miratuara të premten e kaluar, "Unë tashmë i kam kërkuar stafit tim të përgatisë një paketë të re sanksionesh edhe më të ashpra, sanksione evropiane", tha Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot në një intervistë me Radio France. Kjo do të bëhet "në koordinim me Shtetet e Bashkuara", shtoi Barrot, "për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të filluar negociatat në formë të mirë dhe të duhur".

Ministri francez dëshiron që ato të miratohen "sa më shpejt të jetë e mundur" për të "shteruar ekonominë ruse të luftës". "Kanë kaluar pesë muaj që kur Ukraina pranoi një armëpushim 30-ditor pa kushte që lejoi fillimin e negociatave, dhe për pesë muaj kemi pritur që Vladimir Putin të pranojë të njëjtin parim", këmbëngul Barrot, duke e përshkruar atë si një "luftë të padrejtë, çnjerëzore dhe cinike".

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?