Politikë

‘Në vend që të financosh një televizion privat, paratë çoji te topografët’, Rama kritika Dredhës: Kadastra e Vlorës simboli i korrupsionit

11 Korrik, 12:51| Përditesimi: 11 Korrik, 13:31

  • Share

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredhën, ndërsa theksoi se Kadastra e këtij qyteti është kthyer në simbolin më kuptimplotë të “pisllëkut dhe korrupsionit në histori”.

“Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori, aty nuk është ndërruar një, aty janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjitha burimet e krahut, që juve e morët si referencë, tani kemi marrë burime në krahun tjetër se mos shohim së mos bëjmë ndonjë ndryshim, por përtej kësaj, të vihen njerëz jashtë profilit për të bërë këtë punë është e papranueshme. Aty duhet të jenë njerëzit që kanë atë profil, Kjo histori është financier por ka eksperiencën, është blegtori, por ka eksperiencë në muzikë dhe e morëm për drejtues të orkestrës së qytetit nuk shkon, Blegtori të bëjë blegtorin, financierin të bëjë financierin, topografi të bëjë topografin.Në vend se të financosh një televizion privat atje me paratë e me taksat e vlonjatëve, merr dhe paguajë topografë, silli nga Tirana në Vlorë, me ato lekë. Kjo është e pakuptimtë fare, është një çoroditje e pakuptueshme. Kanë hipotekuar trotuaret, kanë legalizuar tendat. Jam, në proces legalizimi, nuk ekziston kjo. Kur ka vepra publike për të bërë, kur ka hapësira publike për të liruar, nuk ekziston kjo jam në proces. Jam në proces nuk do të thotë asgjë, është njësoj si të thuash më kapët duke vjedhur por jam në proces për amnisti. Proces legalizimi nuk është fakti që ke çuar dhe ke kërkuar të legalizohesh, nuk është sigurim padie. Ti ke shkuar të legalizohesh, por ndërkohë qytetarëve u duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Kur ma thoshin njerëzit më dukej si ato hiperbolat vlonjate. Nxirr ca karrige, vër një çadër, hiq çadrën vër një shtyllë tre çadra si kërpudhë, pastaj 4 kolona hekuri, vëri edhe një tendë sipër, pergolat e quajnë në Vlore, pastaj kalo në proces legalizimi dhe pastaj u i fut dhe llamarina sipër edhe bëjë klub, trotuarin. Ca është ky proces legalizimi, si mund të ketë proces legalizimi në kundërshtim me interesat e publikut, ka një ligj qe e ka vënë kufirin. Bëhet tolerancë kur është puna për shtëpinë në fshat, por jo kur është puna për pergolatën e hekurit në mes të Vlorës, e kur është puna për oborrin e shkollës e terrenin sportiv, e hapësirat në mes të pallateve. Ca janë këto procese dhe pastaj të bëhet pronë dhe të hapësh trotuarin duhet të paguash nga taksat shpronësimin. Kjo është skandal nuk mund të ndodhë, jemi këtu sot për të bërë një bilanc të një pune që është kërkuar nga ju.

Pse Durrësi, që është qytet i madh që ka probleme që ka shumë më tepër se Belshi, Përrenjasi, pse Durrësi është në krye të kësaj liste dhe pse ka bërë gjithë atë punë, si shpjegohet kjo. Pse cërriku prap del aty me bilanc pozitiv. Pse? Vetëm për një arsye, njëri që i rri mbi kokë punës, i rri mbi kokë punës. Kjo punë duhet të mbyllet, legalizimet duhet të mbyllen, kemi thënë do i mbyllim brenda mandati katër, kemi vënë objektiv 2028 dhe njerëzit duhet t’i marrin, ka proces për tenda, baraka që pastaj kthehen në pronë dhe pastaj në pallat, proces për lokale, restorante nuk ka. E kanë taksën zero, nga shteti si biznes si vogël për ata që janë biznes i vogël, edhe pse bëjnë sikur janë i vogël. Por këtë çështje do e zgjidhë modeli i ri inteligjencws artificiale, edhe integrimi i AI me sistemin e fiskalizimit, por të kesh taksën zero, TVSH zero edhe të hapesh e të marrësh trotuarin e parë dhe të dytë dhe pastaj të thuash po me pengojnë. Ose në tiranë të pushtosh territorin pas muzeut historik, pushtim, total, të pushtosh 21 dhjetorin, me karrige me tavolina, e papranueshme, Nuk ka për të ndodhur. Për me tepër të futet legalizimi në mes”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?