Shoferët e makinave, pasagjerët, por edhe kalimtarët, në Tiranë, për disa sekonda kanë pasur mundësi të shijojnë shfaqjen e dhuruar nga dy artistë në rrugë.
Dy të rinjtë të huaj, akrobatë dhe xhonglerë janë filmuar në kryqëzimet e kryeqytetit duke dhënë shfaqje në vijat e bardha nëpër rrugë të ndryshme të Tiranës.
Siç shihet edhe nga videot e Shqiptarja.com, sapo ndizet drita e kuqe e semaforit për makinat dhe duhet të kalojnë këmbësoret, dy të huajt të filmuar në vende ndryshme, ofrojnë shfaqje duke kërcyer dhe argëtuar kryesisht shoferët dhe pasagjeret që po udhëtojnë.
Kushdo që ka dëshirë nga shoferët dhe pasagjerët, mund t'u japë lekë për shfaqjen që ato dhurojnë.