Shkrimi në Washington Post dhe Edi Rama

‘Në vend të Mykonos provoni Shqipërinë’, sugjerimi i ‘Washington Post’ për turistët amerikanë! Rama: Flet për plazhe të kristalta dhe male perfekte

21 Maj 2023, 12:23| Përditesimi: 21 Maj 2023, 12:31

  • Share

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook-un e tij një shkrim të një prej gazetave më të madhe botërore, Washington Post e cila i ka propozuar turistëve amerikanë të vizitojnë Shqipërinë, madhe edhe si alternativë ndaj ishullit shumë të famshëm grek, Mikonos.

“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike, e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, ka shkruar Rama në facebook.

Por çfarë shkruan Washington Post?

“Në vend të Mykonosit, provoni Shqipërinë.  Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias po parashikon 10 deri në 20 për qind më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në trend i Airbnb për përdoruesit amerikanë. Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes amerikane.

Kujtojmë se bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO), thuhet se Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në një raport së fundmi të Organizatës Botërore të Turizmit, ky sektor në të gjithë botën është është në rrugë të mbarë për t'u rikthyer në nivelet para pandemisë! Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfred: 21/05/2023 20:43

    Nga pozicioni gjeografik jemi vëndi turistik më i përshtatshëm. Në pak kilometra ndajnë detin, nga fushat lumenjtë kodrat dhe malet.

    Përgjigju
  • Eno: 21/05/2023 18:58

    Shqiperia e ka gjithe potencialin per te qen vendi i par ne rajon per turizem

    Përgjigju
  • Ani: 21/05/2023 18:49

    Sugjerim i menduar mjaft mire

    Përgjigju
  • Rina: 21/05/2023 17:54

    Shqiperia ka kaq shume vende te bukura qe ia vlen te vizitohen. Jemi te sigurt qe numri i turisteve do te jeten dyfishuar kete vit

    Përgjigju
  • Era: 21/05/2023 17:52

    vendi jone eshte bere nje nga destinacionet e preferuara te shume turisteve

    Përgjigju
  • ARDIAN: 21/05/2023 15:57

    Bravo RAMA ! I VETMI KRYEMINSTER QE KA BERE PER SHQIPERINE! GJITHE BOTA E NJEH SHQIPERINE SI VEND SHUME TE MIRE !VAZHDO PUNEN ZOTI KRYEMINISTER!!! BRAVO

    Përgjigju
  • sara: 21/05/2023 15:51

    Rama e di shum mir qe nuk ka fare krahasim ishulli Mykonos ku rinia defrehet pa dallime seksuale,pa paragjykime injorantesh sic ndodh ne Shqiperi.Mykonos eshte qendra e rinis GAY dhe ne Shqiperi nuk ben dot nje parade pa u rrethuar nga policia se te vrasin.Duhen dhjetra vite qe ky vend te arrij nivelin e mentalitetit te lire qe rinia gjen ne Mykonos.Prandaj Edo mos tregoni perralla sepse pa u hap diskotekat FREE per gjith llojet e preferencave seksuale si ne Mykonos,pa mundur paragjykimet e ktij popull anadollak, jan vetem aludime boshe keto krahasime

    Përgjigju
  • Hajdut: 21/05/2023 15:13

    Po per xhepistat qe mban afer e qe shkaterruan kete vend a u tregove o llum i gjate. Ke qene dhe do ngelesh hajdut ti dhe llumi jot

    Përgjigju
  • Soni: 21/05/2023 15:05

    Ne cdo qytet te shqiperise ka vende shume te bukura

    Përgjigju
  • Olti: 21/05/2023 15:04

    Ne vendin tone kalohen pushime shume te bukura

    Përgjigju
  • Rea: 21/05/2023 14:57

    Me ne fund bota po i kushton vemendje bukuris se kesaj toke

    Përgjigju
  • Dea: 21/05/2023 14:56

    Nuk kane te mbaruar bukurit qe kesaj toke

    Përgjigju
  • Eri: 21/05/2023 14:50

    Un ne Greqi nuk shkoj edhe gratis. Ajo gjuha me krijon alergji. Me mire shkoj ne Tunizi se atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?