Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thumboi ditën e sotme kreun e PD, Lulzim Basha, duke e etiketuar si të vetmin kryetar partie që në fushatë zgjedhore u shet qytetarëve programin e tij politik të paketuar si një libër. Gjatë vizitës në shtëpinë e re të rindërtuar të Shaban Dorzit, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Toni Gogu, u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush bën punë dhe kush shet vetëm fjalë.
“Është shumë e qartë, kush punon e kush ka vetëm fjalë. Basha mundohet që edhe në fushatë të shesë librin e vet, para se të shesë një ide të mirë, për t’i bërë gjërat pak më shpejt dhe pak më cilësore. Jo vetëm që nuk e voton as gruaja, por nuk voton dot as veten, pasi i ka skaduar karta e identitetit. Në vend që të bënin thirrje të merrnin njerëzit kartat, 10 mijë lekë është një, bëjnë thirrje për të blerë programin 10 mijë lekë,” u shpreh Veliaj, duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, socialistët nuk dorëzohen në misionin për t’i çuar gjërat përpara. “Kur dikush punon, nuk mungon kori i atyre që të vënë stërkëmbëshin, i atyre që thonë “kjo nuk bëhet”, i cinikëve, skeptikëve, i dyshuesve e thashethemexhinjve, por unë besoj që kori i njerëzve të mirë, i njerëzve të punës, i njerëzve të drejtë, është akoma më i madh. Le të thonë çfarë të duan! Në finale, fjalët i merr era, por kjo shtëpi do ngelet, shkolla do ngelet, rruga do ngelet. Ne punojmë për njerëzit. Ne nuk kemi kohë të humbim. Nuk do e lëmë përgjysmë, por do ta çojmë deri në fund këtë mision”, përfundoi Veliaj.
190 familje në Njësinë Administrative Pezë janë përfituese nga procesi i rindërtimit. Aktualisht janë dorëzuar 46 shtëpi, ndërsa janë drejt përfundimit edhe shtëpitë e tjera, 30 prej të cilave në lagjen e re në fshatin “Pezë Helmes”
po nuk diskutohet reforma ne drejtesi do preket po te vij pd ne pushtet, kur ka ndodhur qe drejtesia ne shqiperi te mos jete pekur sa here pd ka ardhur ne pushtet, nuk mund te them qe pd nuk ka njerez te mire por eshte e mberthyer nga ish sigurimsat e komunizmit
Përgjigju