Foto ilustruese

Kronikë

Në vendin e punës shpërtheu bombola e gazit, emigranti shqiptar në Greqi nuk i mbijeton dot plagëve të rënda! Vdiq në spital pas disa ditësh në betejë për jetën 

7 Tetor 2022, 19:35| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 19:41

  • Share

GREQI- Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spitalin Papanikolaou në Selanik. 58-vjeçari kishte 9 ditë i shtruar në spital pasi kishte pësuar djegie të rënda nga shpërthimi i një bombole gazi në vendin ku punonte.

Ngjarja ndodhi më 29 shtator, ndërkohë që 58-vjeçari ishte duke punuar në një vendgrumbullim makinash të vjetra, ose  siç njihet ndryshe varrezë makinash në perëndim të Selanikut.

Ndërsa ditën e sotme, u njoftua se ai nuk arrit t’i mbijetonte plagëve pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?