Në vetting gjyqtarja e Shullazit! Drejtuesja e Gjykatës së Apelit, pa probleme

20 Qershor 2019, 11:41| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 11:43

  • Share

Në vetting gjyqtarja e Shullazit! Drejtuesja e Gjykatës së Apelit, pa probleme

Gjyqtarja Saida Dollani e cila dy ditë më parë vendosi të tërhiqej si anëtare e trupit që gjykon Emiliano Shullazin ka dalë para vettingut këtë të enjte.

Sipas hetimit të KPK-s ajo kishte probleme me pasurinë, anën profesionale si dhe figurën morale ndërsa vendimit për të do të jepet të premten në ora 10.

Nga publiku për Dollanin kishte edhe 7 denoncime, për të cilat KPK tha se nuk kishte indicie për të provuar pretendimet.

Ndër denoncimet një prej tyre ishte dhe Shullazit dhe 4 anëtarëve të bandës së tij, ndërsa KPK relatoi se për proceset që janë ende të hapura ata nuk kanë tagër të vlerësojnë aftësitë e gjyqtares.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?