Në vigjilje të Krishtlindjes, Rama ndan dhurata për fëmijët në Pediatrinë e Tiranës (VIDEO)

24 Dhjetor 2022, 10:29| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 10:47

  • Share

TIRANË- Në prag të vigjiljes së Krishtlindjes, kryeministri Edi Rama ka surprizuar vogëlushët në Pediatrinë e Tiranës. Në një aktivitet të organizuar për Krishtlindjet, Rama u ndau sot dhuratat fëmijëve që po marrin trajtim në pediatri, të cilët padyshim i pritën me padurim.

Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndërsa ky aktivitet shënoi edhe çeljen e investimeve për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT një investim prej 6,6 milionë euro, me 120 shtretër, ku përveçse do të ofrohen shërbime të modernizuara për pacientët e vegjël, do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës për personelin mjeksor.

“Faza e dytë parashikon gjithë rehabilitimin dhe forcimin nga themelet të gjithë Pediatrisë së Përgjithshme ku janë 120 shtretër të mirëorganizuar dhe ku përfshihet shërbimi i dializës, pneumologjisë, pra të gjitha shërbimet që përfshin Pediatria e Përgjithshme. Kështu që, me fazën e dytë kompletohet i gjithë Korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT. Është investim i buxhetit të shtetit, prej 6.6 milionë eurosh”, tha Manastirliu.

Festat e fundvitit, Krishtlindja dhe Viti i Ri kanë kthyer emigrantët shqiptarë në atdhe, të cilët kanë preferuar që këto festa t’i festojnë pranë familjarëve dhe të afërmve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 24/12/2022 14:13

    Gjest shume i bukur

    Përgjigju
  • Roni: 24/12/2022 14:12

    Sa mire qe jeni prane femijeve

    Përgjigju
  • tosi: 24/12/2022 12:17

    mbryllja e vitit me kalamaj ku ka me mire

    Përgjigju
  • titi: 24/12/2022 12:16

    njebdhurat shume e bukur per kete vit te suksesshme

    Përgjigju
    • edi: 24/12/2022 12:46

      je gjigand dhe pik

  • Vertet?: 24/12/2022 12:01

    Sikur kane masa profilaktike spitalet apo per pak propagande le te shkelen masat? Si u be puna e atij femijes 1 vjec u infektua me VIV ne kete spital?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?