Kronikë

Në vijën e parë të luftës me COVID-19, mbi 200 mjekë të tjerë nga Kosova morën sot në Kukës dozën e parë të vaksinës

27 Mars 2021, 10:14| Përditesimi: 28 Mars 2021, 08:09

  • Share

22 vite më parë me 27 mars shqiptarët e Kosovës, përfshi edhe bluzat e bardha erdhën në Kukës si refugjatë të dëbuar me dhunë si pasojë e gjenocidit të regjimit serb gjatë luftës në Kosovë ne 1999. Sot pas 22 vitesh erdhën që të vaksinohen kundër COVID-19.  

Gjatë ditës së sotme, 208 mjekë të tjerë nga Kosova janë vaksinuar në Kukës kundër COVID-19 me AstraZeneca. Procesi ka është zhvilluar normalisht dhe pa probleme.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit disa ditë më parë, u vaksinuan 250 mjekë dhe infermierë.

Gjatë ditës së sotme pritet që në Kukës t të mbërrijnë 200 mjekë dhe infermierë të tjerë për të marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjithashtu se nëse Kosovë nuk do të mbërrijnë dozat, atëherë do të jetë Shqipëria ajo që do t’i sigurojë vaksinimin e 11 mijë heronjve të bluzave të bardha të Kosovës.

Ora 11:00
Mbërrijnë në Kukës bluzat e bardha nga Kosova, nis procesi i vaksinimit kundër COVID-19

 

Në Kukës ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha nga Kosova.

Sipas Xhafer Rexhmati, shefit të shërbimeve në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Kukës, do të vaksinohen 208 mjekë dhe infermierë.

Procesi po ecën normalisht dhe pa probleme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?