3 infermierët që humbën jetën, Erjola, Lindita Peshku dhe Nerim Vaçi

Në vijën e parë në ‘luftën’ kundër COVID-19, humbin betejën 3 infermierë në 24 orët e fundit

3 Mars 2021, 09:59| Përditesimi: 3 Mars 2021, 10:04

  • Share

Përballja me armikun e padukshëm me pasoja të dukshme është një sfidë e përditshme tashmë për të gjithë, por është një sfidë edhe më e madhe për bluzat e bardha të cilët rrezikojnë përditë jetën për të shpëtuar jetë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona si pasojë e COVID-19 mes të cilëve 3 ishin infermierë.

Lajmet e hidhura i ka bërë me dije “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë” përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

Erjola ishte një infermiere e re nga Lushnja e cila fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

“Serish humbje jete mes Infermiereve. Infermierja nga Lushnja ka ndërruar jetë pas betejës sëmundjen.

Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj.”, shkruhet në postim.

Mëngjesin e sotëm një tjetër lajm i hidhur vjen nga Shoqata e Infermierëve, pasi humbi jetën Lindita Peshku, infermiere në poliklinikën Nr1.

“Bluzat e bardha po përballen çdo ditë me virusin dhe po humbasin jetë. Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës . Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehtë në paqe.”, shkruhet në postim.

Më herë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe një infermier nga Mati, Nerim Vaçi.

“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermieri nga Mati Nerim Vaçi.

Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve.”, thuhet në postim.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 03/03/2021 16:11

    Infermiere Lindita, sa keq.. Me ka ndjekur vajzen e sapo lindur para 2 vjetesh.. Sikur nuk me besohet qe te mori kjo flame..Nuk e di, por ato pak here qe ke ardhur per vizite per vajzen, dukeshe qe percillje miresi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?