Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken

14 Janar 2023, 08:12| Përditesimi: 14 Janar 2023, 08:16

  • Share

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike.  Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshin dhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

"Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat," tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. "Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim."/DW

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?