Në zgjedhje garuan me dy lista, Shqiprim Arifi: Albin Kurti përçau shqiptarët e Luginës së Preshevës! E provoi dhe në Shqipëri por pa sukses

19 Dhjetor 2023, 20:43| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 20:51

  • Share

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën në Serbi garuan të ndarë me dy lista, ndërsa dhe pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si faktor përçarës.

“Përçarja e shqiptarëve me dy lista në të cilën ka pasur ndikim të madh edhe Kurti ka sjellë që nga 80 mijë votues shqiptarë mbi 65 mijë i kanë bojkotuar zgjedhjet. Kjo ka ndodh sepse vetëdija e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në mënyrë politike po ndërtohet çdo ditë e më shumë dhe kanë bërë fakturën e duhur në të dielën e kaluar duke e fakturuar përçarjen duke marrë si arsye kryesore përçarjen për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Kjo është një vetëdije e lartë politike e Luginës politike të Preshevës. Me këtë tregojnë që ne nuk e duam as përçarjen as njëanshmërinë e Kurtit në Luginë të Preshevës dhe me këtë treguan që e duan duan marrëveshjen e Tiranës që në 2020 ka rezultuar me rezultat fantastik”.

Ai u shpreh se të njëjtën qasje sipas tij Kurti e ka përdorur dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut.

“Kurti jo vetëm në Luginë por edhe në Shqipëri dhe RMV mundohet të ekspandojë ideoligjinë partiake të tij dhe ndikimin politik. Disa servilë e dëgjojnë dhe bëjnë atë që ai do. Përça dhe sundo e ka si taktikë që po e përdor në Luginë dhe RMV. Ka tentuar ta bëjë dhe në Shqipëri por nuk ka pasur sukses. Kurti është një qendër e krizave në rajonin shqiptar në mënyrë politike po flas”, tha ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?