Andre Breitenreiter

Në Zvicër zbulojnë trajnerin e ri të Kosovës

19 Dhjetor 2023, 16:06| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 16:07

  • Share

Andre Breitenreiter mund të bëhet përzgjedhës i ri i Kosovës në futboll. Kosova ka ndarë rrugët me trajnerin e përkohshëm Primoz Gliha me të përfunduar kualifikimet për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Është "20minuten" në Zvicër që bën me dije se 50-vjeçari gjerman është më pranë firmës për të marrë nën komandë "Dardanët". Me një karrierë të pasur me Paderborn, Schalke, Hannover, Zurich apo edhe Hoffenheim, gjermani ka pasur një karrierë të admirueshme edhe si lojtar.

Edhe spanjolli Roberto Moreno ishte në diskutime për stolin e trajnerit, me të cilin FFK-ja kishte edhe takim në Stamboll, por ish-ndihmësi i Luis Enriques te Spanja në fund vendosi që të merrte drejtimin e ekipit rus, Sochi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?