Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi , nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe deputete të tjerë të Grupit Parlamentar të PD të deklamuar, deri sot, kundër Berishës iu bashkuan këtij të fundit sot në një drekë të shtruar nga deputeti mbështetës i Berishës njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut Dibër , Xhelal Mziu. Z. Berisha postoi foton ne profilin e tij ne fb me shënimin :” Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! Sb” Fotot u shpërndanë në fb edhe nga znj. Tabaku me shënimin: “Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng “. Kjo solli reagime te shumta te mbështetësve te PD zyrtare te drejtuar nga Enkelejd Alibeaj gjë qe detyroi z. Bardhi reagojë ne fb : Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat! , duke u munduar t’iu thotë mbështetësve se nuk ishte ashtu siç dukej ose ashtu siç e interpreton Berisha .
Në fakt është fiks ashtu siç duket . Me afër realitetit qëllimit dhe përftimit politik prej kësaj dreke është z. Berisha, Ajo pavarësisht , përpjekjes se z. Bardhi për ta thjeshtuar ne një “drekë miqsh” është një dreke politike dhe një fitore ne opinion publik e Sali Berishës. Të pranishmit në atë drekë nuk ishin pers hak te lidhjeve të tyre miqësore apo te gjakut por për shkak të cilësive te tyre politike , deputete e zyrtare të PD gjë qe e bën automatikisht një drekë politike. Nuk ka rendësi se çfarë është diskutuar atje ne se Tabaku ka ngritur dolli për mendimin ndryshe , Berisha ka projektuar fillimin e ri te grupit parlamentar apo perceptimi i Bardhit si vaki, festë, apo dasmë të sajë për opinionin publik, mbetësit dhe partneret ndërkombëtar, veçanërisht SHBA ishte një thikë mbas shpine, një sfide e komshillëk i hapur politik. E tillë është edhe për z. Alibeaj dhe drejtuesit e deputetet e tjerë të PD .
Kjo drekë vjen pas përplasjes se forta në parlament te palëve legjitimitetin e grupit parlamentar të PD qe desh përfundoi ne përplasje fizike. Palët kanë rivalitet ne baze për kandidaturat për zgjedhjet e pushtetit vendor gjë qe ka çuar, në pamje të parë në një luftë pa kompromis qe ia ka kaluar me kohe kufijtë e rrahjes së mendimeve ndryshe , janë qartësisht dy palë . Sot pas kësaj dreke aksioni politik i PD zyrtare ka marrë një goditje te fortë pikërisht në kohen kur pritej forcimi dhe konsolidimi i tij ne prag te zgjedhjeve. Një nga akuzat që u behet vazhdimisht politikaneve shqiptar jo vetëm këtyre qe vijnë nga e njëjta parti është se përplasen me njeri tjetrin sa për sy e faqe në publik ndërkohë qe hane e pine e bëjnë pazare bashkë . Pikërisht këtë akuzë kane vërtetuar ne sytë e opinionit publiku, deputetet me dreken e sotme . Që lufta e tyre “parimore” është false e fasade se realiteti është çorba e prishur e pushtetit që ndajnë e hanë bashkë . Dhe kjo është fiks ashtu siç duket . Nga kjo drekë përfiton vetëm Berisha dhe as Bardhi e as Tabaku e askush tjetër nuk mund te thonë se nuk e dinin këtë qe do te keqpërdorej nga Berisha . Ato apo uleshin ne tavolinë ne drekë me një person qe u kishte bërë keq , shumë me shumë se keqpërdorimi i një dreke. Nuk iu ka lenë gjë pa thënë e pa bere politikisht, moralisht, fizikisht, si grup ,personalisht dhe familjarisht .
E dinin qe do ta përdorte edhe këtë, e megjithatë shkuan. Në se do na thonë që nuk e parashikuan dot efektin politik te kësaj dreke ose na gënjejnë ose janë te paaftë politikisht e intelektualist dhe nuk i meritojnë detyrat e postet politike që kanë. Un nuk e besoj këtë por jam i detyruar të besoj se moralisht ata nuk kane parametrat e duhur e nuk meritojnë të jene në ato poste e detyra e as votën e mbështetjen e njerëzve qe deri sot kane besuar tek ta. Cili njeri me integritet e me respekt për veten do te pranoje t’iu bashkohet këtyre qofte si përqafueses politik,( kandidatë) e qaftë si mbështetës e votues. Besoj se zhgënjimi tek njerëzit qe shpresonin e besonin tek këta është shume i madh . Po kaq i madh do te jete edhe zhgënjimi i partnerëve ndërkombëtare, sidomos SHBA qe e kane bere te qarte qëndrimin ndaj atyre qe bashkëpunojnë me Berishën edhe fshehurazi jo me më zë e figure si kjo çorba e sotme e tyre!
Ne siklet te madh kjo çorbë politike ka vënë edhe Alibeajn dhe deputetet e tjerë qe ruajtën integritetin e tyre politik e moral e nuk u bene pjese e sajë . Ata duhet te sqarojnë ne opinionin publik pozicionin e tyre , të distancohen politikisht por edhe zyrtarisht nga “çorba e Xhelalit” . Rëndësi specifike ka sqarimi i Partnerëve euroatlantik pasi besoj se ata janë drejtpërdrejt te provokuara e sfiduar drejtpërdrejtë nga kjo çorbë . Heshtja i bën pis dhe ata!
Veprimi nuk ka asnjë justifikim , nga që ta kapësh si akt me vetëdije politike apo si naivitet siç po mundohet ta justifikojnë Bardhi e Tabaku është një akt i pa pranishëm , thikë mbas shpinës se mbështetësve dhe provokim e sfidë e ulët ndaj SHBA. B.M dhe BE . Mos e merrni lehtë, kanë për ti parë shpejt efektet politike e elektorale edhe po nuk e kanë ditur dhe planifikuar vetë me parë dhe po keqpërdoret nga Berisha, siç po pretendojnë . Nuk gënjejnë dot askënd . Është ,fiks, ashtu siç duket ! “Çorba” e prishur ,e qelbur e Xhelalit .