Neda Balluku, më parë konkurrente në Big Brother dhe opinioniste e Për’puthen ka dhënë lajmin se është shtatzëne për herë të tretë. Ajo tha se kjo ishte një surprizë e papritur për të, sepse nuk kishin planifikua të zgjeronin familjen e tyre, por e cilësoi si një dhuratë të bukur të Zotit. Familjes së Nedës dhe Orgenit do t’i shtohet një vajzë. Madje, ka thënë se gjithmonë e kishte vizualizuar se do të kishte dy djem dhe një vajzë.
Jo vetëm kaq por opinionistja e Përputhen ka folur edhe për reagimin e Ogrenit. Në një intervistë, ajo ka ndarë edhe detaje se si e ka pritur lajmin partneri i saj.
“Më kujtohet kur e mora në telefon dhe i thashë ‘të lutem duhet të vish në shtëpi’ dhe është një gjë që unë nuk e bëj kurrë. Pra unë s’jam nga ato partnere që jam gjithë kohës në telefon, ndaj ishte një telefonatë e çuditshme për Ogrenin. Erdhi menjëherë dhe pastaj ia thashë. Ai është ndryshe nga unë, është optimist i pashërueshëm, e sheh gotën plot fare. Ai thotë gjithë kohës që jemi shumë mirë dhe kjo më ka ndihmuar shumë në shtatzëninë e tretë. Se ka një ndryshim shumë të madh të bëhesh nënë për herë të parë dhe pastaj për herë të tretë", tha Neda.