Sport

Nedim Bajrami fiton gjyqin në CAS, zyrtarisht kuqezi! Fantazizti i Empolit i gatshëm për ndeshjet deçizive të kombëtares

30 Gusht 2021, 11:40| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 16:49

  • Share

Mesfushori Nedim Bajrami më në fund do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e kombëtares shqiptare. Numri 10 i Empolit ka fituar gjyqin në CAS me FIFA-n për të qenë pjesë e kuqezinjve pasi më herët ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës.

Bajrami edhe më herët është thirrur në grumbullim, por nuk ka mundur ta bëjë dot debutimin nën drejtimin e trajnerit Reja. Tashmë ai pritet të bashkohet me përfaqësuesen kuqezi në Varshavë për të qenë i gatshëm për tre ndeshjet e radhës së Kombëtares në kualifikueset e Botërorit.

Dokumenti i cili tregon që Nedim Bajrami ka fituar gjyqin në CAS me FIFA-n 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?