Dmitry Kirichenko

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në Europian dhe e uli 'nga froni', Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

16 Qershor, 22:42| Përditesimi: 16 Qershor, 22:43

  • Share

Rusi Dmitry Kirichenkos iu deshën 65 sekonda për të shënuar gol dhe vendosur rekordin në një kampionat Europian, atë të 2004 në sfidën kudër Greqisë. Mirëpo, shqiptari Nedim Bajramit iu deshën vetëm 23 sekonda për të mposhtur portierin italian Donnarumma dhe për t’i thyer rekordin rusit.

“Të luash me Shqipërinë në Europian është një ëndërr e realizuar. Kur e shënova, nuk e dija se ishte goli më i shpejtë i turneut, por ne humbëm dhe nuk kam kohë të mendoj për atë gol”, tha Bajrami.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar edhe reagimi i Kirichenkos, i cili thotë se nuk e kishte menduar që rekordi i tij do thyej nga një shqiptar.

"E vërteta është se u befasova shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Unë mendoja se do të kalonte nga një ekip më i famshëm se Shqipëria. Bajrami shënoi gol pas 23 sekondash, ndaj urime”, ka thënë Kirichenkos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?