FIER- Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë marrë të pandehur dhe Prokuria ka dërguar dosjen për gjykim për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.
"Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë", njofton prokuroria.
Mediat shkruajnë se i ndjeri nuk është hospitalizuar dhe s’ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.
Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.
Mjekët
Ledjusa Muhametaj
Enton Dore
Agim Sulaj
Aleks Sulejmani
Ndriçim Bala
Po ky psigologu ?
PërgjigjuPo nuk i dhe lek ,nuk te prekin me dor legenet.
Përgjigju