Kronikë

Negociata me BE/Gjysma e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria do integrohet pas 10 vitesh ose më shumë

18 Qershor 2019, 12:23| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 12:28

  • Share

Teksa Bashkimi Europian ka shtyrë vazhdimisht vendimin për të hapur apo jo negociatat me Shqipërinë, qytetarët e vendit nuk janë shumë optimistë se do të arrijmë të bëhemi pjesë e BE-së brenda kësaj dekade.

Në pritje të vendimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, IDRA Research & Consulting ka realizuar një sondazh për të matur pritshmërinë e shqiptarëve për integrimin e plotë të vendit tonë në BE.

Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se Europa është larg rreth 10 vjet ose më tepër. Ndërkohë rreth 40% e tyre besojnë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian për rreth 5 vjet ose më pak.

Pjesa tjetër, ajo më pesimiste, që përbehet nga 11% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria asnjëherë nuk do t’ia dalë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve e shohin të largët ditën e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, vlen të theksohet fakti se ne mbetemi vendi më pro* Bashkimit Europian mes vendeve aspirante (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia).

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombëtar të përbërë nga 1000 të anketuar me anë të metodës ballë për balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 2.2 % me një interval besueshmërie 95%.

Vendimi i radhës

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut do takohen sot në Luksemburg për të diskutuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma.

Reuters raportoi se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat është se BE do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pasi shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman./ Monitor

 

Komento

Komente

  • Fredi: 18/06/2019 14:08

    Diku aty nga viti 2029-2030 pas zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?