Pedagogu Edmond Tupja

Negociata me Ramën, Tupja: Studentët kanë frikë, kryeministri mjeshtër për të lëkundur njerëzit

10 Dhjetor 2018, 22:10| Përditesimi: 10 Dhjetor 2018, 22:12

  • Share

Pyetjes së përse studentët nuk negociojnë me kryeministrin Edi Rama, pedagogu Edmond Tupja iu përgjigj se studentët kanë frikë se u ndodh e njëjta gjë si aktorëve lidhur me çështjen e prishjes së Teatrit. Sipas Tupes, kryeministri Rama është një orator i mirë, madje u shpreh se i kujtonte edhe Duçen.

“Studentët janë të lëkundur. Edi Rama është mjeshtër për të lëkundur njerëzit. Më kujton Duçen. Kanë të njëjtën mënyrë të folurit. Është edhe çështje rrezatimi. Kanë frikë se i ndodh e njëjta gjë si me aktorët kur vajtën që të negocionin për prishjen e Teatrit. Kanë frikë se dorëzohen dhe lëkunden.”

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?