Negociatat/ Anëtari i Kryesisë së PD: Rama bashkëpunim me Berishën, non gratat i ka në qeveri! Braimllari: Opozita betejën e ka në Kuvend

14 Mars, 17:43| Përditesimi: 14 Mars, 18:25

  • Share

Negociatat për kthimin e normalitetit në Kuvend, Partia Demokratike i sheh si një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës. I ftuar në Report Tv, anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu, thotë se Rama po bashkëpunon me një non grata, ndërsa sipas tij Rama ka non grata edhe në qeveri.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetaren Alda Dodaj, Logu hedh akuza se Berisha dhe Rama bashkëpunojnë së bashku prej kohësh. Negociatat mes tyre i cilëson të turpshme.

“Ai non gratat i ka në qeveri, me non grata bashkëpunon me Tom Doshin, Vangjush Dakon. Veçse i ka pjesë të qeverisjes, padiskutim që edhe me Berishën jo vetëm po bashkëpunon tani, por ka pasur bashkëpunim gjithmonë.

Këto janë skena të turpshme. Bie dakord me Salianjin. Fundja ca fitoi Rithemelimi me këtë lëvizje, Konferencën e Kryetarëve dhe ngritja e komisioneve hetimore nuk është një e drejtë që ta jep Rama. Konferenca e kryetarëve aty ka qenë, këta nuk kanë shkuar”, tha Logu.

Nënkryetari i PL, Endrit Braimllari përshëndeti vendimin e opozitës për t’u kthyer në normalitet jetën parlamentare. Sipas tij, opozita betejën duhet ta këtë në parlament. 

“E përshëndes rikthimin e opozitës në normalitet në parlament. Opozita kërkon respektimin e së drejtës kushtetuese. Detyra e Kuvendit është që të japë llogari para qytetarëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë zgjedhjet e tyre. Detyra e një opozite duhet të jetë duke bërë betejë në parlament me përmirësimin e ligjeve, mbrojtjen e Kushtetutës, një betejë në këshillat bashkiak dhe një betejë në terren për të çuar deri në fund programin. E rëndësishme është që e gjithë opozita është në një gjuhë komunikimi”, tha Braimllari.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Logu tha së PD është e gatshme të japë votën, vetëm nëse nuk amnistohen zyrtarët e korruptuar dhe të plotësohet kushti i tyre për lirimin e protestuesve të opozitës.

Ora 18:08
Anëtari i Kryesisë së PD akuza: Ditën kur u votua buxheti i shtetit për 4 minuta, deputetët e Bardhit fitonin tenderë me qeverinë Rama

Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka hedhur akuza në drejtim të deputetëve të grupit Bardhi se kanë fituar tenderë nga qeveria Rama edhe ditën kur në Kuvend shtyheshin me gardistët teksa votohej buxheti i vitit 2024.

“Këta deputetët e Bardhit, morali i këtyre. Ditën kur o votua buxheti i shtetit për 4 minuta, deputetët e Bardhit fitonin tenderë me qeverinë Rama. Ky është morali i këtyre, këta janë këto. Morali i tyre, opozitarizmi i tyre ky është. Që marrin tenderë ditën që farkoheshin, se mbase disa i kanë qef edhe fërkimet mashkull-mashkull...Por, ditën që shtyheshin me gardistët në sallën e Kuvendit, fitonin tenderë. Ky është grupimi i tyre”, tha Logu.

Ora 18:01
Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, anëtari i Kryesisë së PD: Grup deputetësh endacakë! Mandatin në Elbasan e mori me shqelma

 

Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka ‘shigjetuar’ grupin e deputetëve të Gazment Bardhit, të cilët tashmë iu bashkuan Rithemelimit të Sali Berishës. Në Report Tv, Logu i quajti një grup deputetësh endacakë që shkojnë nga mbledhja në mbledhje, pa një të ardhme të qartë politike por kanë si synim të kapin një mandat për zgjedhjet e ardhshme.

"Institucionet brenda kësaj partie, strukturat, anëtarët, simpatizantët, asnjërën nuk e ka. Ka një grup deputetësh endacakë që shkojnë nga mbledhja në mbledhje. Një grup deputetësh endacakë, pa të ardhme të qartë politike, synimi i parë dhe i vetëm është të kapin një mandat deputeti. S’kanë as struktura në PD, as anëtarë dhe as simpatizantë. Bardhi nuk është grupim, mos i vishni kostum që i rri i madh", tha Logu. 

Sipas tij, Bardhi mezi e mori mandatin në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 2021.

"Gazment Bardhi e mori mandatin me shqelma, pyesni anëtarët e KZAZ në Elbasan si e fitoi mandatin. 2 i PD mezi mori mandatin", vijoi Logu. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?