Negociatat e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, analisti në Report Tv: Ngërçi i Kosovës është përçarja e politikës! Shala: Serbia është fituese

28 Shkurt 2023, 19:17| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 19:23

  • Share

Takimi Vuçiç-Kurti solli edhe njëherë skenën e një filmi të parë në procesin e dialogut me Serbinë. Kështu nisi diskutimi i analistit Ardian Muhaj dhe ekspertit të Sigurisë, Drizan Shala, të ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj.

Ofertat në tavolinë mes dy vendeve, nuk u pritën mirë nga analisti Muhaj i cili tha se ky proces negocimi është mjaft delikat, pasi paraprakisht Prishtina zyrtare duhet të sigurojë që Serbia de jure dhe de facto të mos lobojë kundër procesit të njohjes reciproke nga vendet e tjera.

“Duhet të kemi garancinë që Serbia nuk do të lobojë kundër njohjes së Kosovës. Nëse nuk arrihet kjo, ajo klauzolë, është pothuajse i pa vlerë dhe do e kthejë Kosovën në vështirësi për t’u aderuar për këto. Sepse i lejohet që Serbia të lobojë në këto organizma deri në pikën e fundit. Problemi tjetër që kjo lë hapësirë për ri rieklamim për avancim të privilegjeve të serbëve në Kosovë. Është zgjidhje optimale për 10-vjeçarin po jo në largpamësi.”- tha Muhaj.

Ndonëse ka një ecuri dialogu, për ekspertin e sigurisë Drizan Shala, kjo gjë nuk do të merrët asnjëherë për pozitive nga shoqëria e Kosovës.

“Në momentin që në terren vërehen pengesat e kësaj marrëveshjeje, dëshmon faktin që Kurti nuk do të ketë një prosperitet brenda shoqërisë së Kosovës. Patëm një negocim të fshehur për faturë të Serbisë i cili de facto e legjitimon serbinë brenda shtetit të Kosovës dhe defunksionalizohet Kosova. Kurti mund të përballet edhe para drejtësisë. Në këto aspekt unë e shoh Serbinë si fituese.”

Ndër të tjera, analisti u shpreh se një prej arsyeve të ngërçit të mundshëm në këto negociata është politika e brendshme e Kosovës. Edhe pse është një çështje mjaft sensitive (për disa territoriale), është përçarja e madhe e mazhorancës dhe opozitës.

“Kurti do jetë thjesht një aktor njëlloj sikur ato aktorët kryesor të deritanishëm që do riciklohen. Ajo aureola e Kurtit, që ishte i pathyeshëm e ka shumë të vështirë që ta mbajë në kushte të tilla. Ne tani e shohim edhe presionin që opozita e sotme ka përjetuar dhe është një presion që nuk përballohet përmes përçarjes. Është e ndarë në formë partiake kurse Serbia ka vetëm një zë, atë të Vuçiç. Kjo përçarje ka qenë në disfavorin tonë.”- thotë analisti.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?