Politikë

Negociatat/ Eksperti gjerman: Shqipëria merr një 'PO' me kushte edhe Franca do të jetë pro

18 Shtator 2019, 20:52| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 20:59

  • Share

Berlini dhe Parisi do të bien dakord për t'i dhënë dritën jeshile, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në tetor.

Ka qenë eksperti gjerman për Politikat e Demokratizimit në Berlin që ka deklaruar se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një 'PO' për hapjen e negociatave. Megjithatë situata me Shqipërinë sipas ekspertit gjerman është pak më e ndërlikuar dhe hapja e negociatave pritet të jetë me disa kushtëzime.

Në një intervistë për “European Ëestern Balkan”, Ëeber pohon se koalicioni qeveritar në gjermani është drejt arritjes së një marrëveshje, pas bisedimeve të zhvilluara mes Parisit dhe Berlinit.

"Po, ne patëm një zhvillim shumë të pafat me Maqedoninë  - u bë një dëm kolateral i vendimit edhe për Shqipërinë. Në qershor të vitit të kaluar kishim një përplasje midis Berlinit dhe Parisit, me Parisin që bllokoi procesin pasi qeveria e Berlinit këmbënguli të jepte dritë jeshile për të dy vendet në të njëjtën kohë dhe i gjithë ky polarizim politik në Shqipëri çon që Maqedonia të jetë viktimë e këtyre rrethanave. Ndoshta Paris do të ishte gati të jepte dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të ishte insistimi i Gjermanisë që nuk duhet të shkëputet nga Shqipëria. Këtë herë duket, dhe kjo është "inteligjencë" mjaft e re, që do të kemi dritë jeshile për të dy vendet dhe do të kalojnë. Duket sikur ne po shkojmë drejt një marrëveshje brenda koalicionit qeverisës. Maqedonia Veriore do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar dhe Shqipërinë një dritë të kushtëzuar." ka thënë ndër të tjera Ëeber.

Ditën e sotme edhe kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania do t'i japë dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?