Inese Vaidere

Politikë

Negociatat/ Eurodeputetja Vaidere: Ballkani është në rrugën e duhur, dritë jeshile në të ardhmen

4 Nëntor 2019, 13:53| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 13:56

  • Share

SHKODER- Eurodeputetja Inese Vaidere foli sot nga Shkodra për vendimin e Këshillit Europian për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vaidere tha se Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe në të ardhmen do të ketë një dritë jeshile.

Ajo tha se nuk duhet ndaluar së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe forcimit të sundimit të ligjit.

"Sipas meje Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të keni një dritë jeshile në të ardhmen, por nuk mund të them se kur do të ndodhë jo. Gjithsesi nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit", u shpreh Vaidere .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?