Knut Fleckenstein

Politikë

Negociatat, Fleckenstein: Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian

30 Tetor 2019, 12:55| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 12:59

  • Share

Ish-eurodeputeti njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët, Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk duhet hequr dorë nga përpjekja për hapjen e negociatave pavarësisht vendimit të gabuar të Këshillit Europian. 

Fleckenstein thotë se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit.

“Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato. Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, thekson Fleckenstein.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?