Politikë

“Negociatat”, Hahn: Vendimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndryshojë shpejt

31 Tetor 2019, 12:04| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 12:12

  • Share

Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn përmes një Twitteri ka deklaruar se shumë shpejtë vendimi i Këshillit të Europës për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndryshojë.

”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Twitter.

Postimi i Johannes Hahn në Twitter

Deklarata e tij u bë pas takimit që ai dhe Presidenti Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker patën me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Këshilli i Europës vendosi në tetor që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos i hapnin negociatat, vend ky që solli pakënaqësi të madhe jo vetëm për dy vendet, por edhe për shumë kryetarë shtetesh, të cilët e cilësuar një gabim historik.

Samiti i Zagrebit në maj 2020, do të jetë destinacioni i radhës ku do të diskutohet nga ana e Këshillit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të unifikohet qëndrimi i krerëve të unionit për çështjen e zgjerimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?