Foto ilustruese

Negociatat, Kolegji i Apelimit raporton për vettingun në Shqipëri: Synojmë përmbylljen në kohë të procesit

25 Nëntor 2022, 12:51| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 12:52

  • Share

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe institucionit të Komisionerëve Publikë morën pjesë në takimin dypalësh Shqipëri – BE të zhvilluar në Bruksel, në kuadër të nisjes së procesit të shqyrtimit (screening) mbi kapitullin 23, të negociatave të anëtarësimit.

Përfaqësuesja e Kolegjit të Apelimit paraqiti materialin raportues të përgatitur nga të treja institucionet e vettingut, duke sjellë një panoramë të qartë në shifra lidhur me vendimmarrjet e deritanishme, hallkat kryesore të procesit, transparencën, buxhetin, si dhe pritshmëritë për të përfunduar të gjitha çështjet brenda afateve të parashikuara nga ligji: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit brenda dhjetorit të vitit 2024, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit brenda qershorit të vitit 2026. Në këtë prezantim u theksua rëndësia e cilësisë në vendimmarrje, respektimi rigoroz i ligjit, procesit të rregullt dhe parimeve të barazisë, objektivitetit dhe proporcionalitetit. 

Negociatat mes Bashkimit Evropian me Shqipërinë për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore’ vijojnë dhe sot në Bruksel me raportimet e institucioneve të tjera të drejtësisë. Delegacioni shqiptar është kryesuar nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, si dhe nga zv/Ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, në cilësinë e negociatores për kapitullin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?