Dështojnë negociatat brenda PD! Alibeaj: Dalim vetëm në zgjedhje! Na vunë kusht 'njihni Berishën si kryetar'! Paloka: E pavërtetë! Kërkuan anulimin e primareve

1 Nëntor 2022, 15:12| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 21:07

  • Share

TIRANË- Negociatat për bashkim brenda Partisë Demokratike kanë dështuar. Demokratët do të dalin të përçarë në zgjedhjet vendore të 2023. Pas 20 ditëve tentativa për bashkim, palët kanë dalë me akuza në drejtim të njëri-tjetrin.  

Grupi parlamentar i PD-së i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka fajësuar palën tjetër duke thënë se kanë ardhur në tryezë me kushtin e vetëm, që të njohin statutin e 11 dhjetorit, rrjedhimisht dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së. Një fakt i tillë, sipas Alibeajt është tregues i qartë se si interesi personal i një individi ka prevaluar mbi atë çka është e mira e përbashkët. Në këto kushte, ky grup deputetësh ka nisur punën për të dalë të vetëm në 14 maj.

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. (...)Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, thuhet në njoftim zyrtar.

Grupi i Alibeajt akuzon Edi Palokën, që ishte negociatori i Berishës, se nuk ka pasur asnjë propozim konkret se si opozita të mund të dilte e bashkuar në zgjedhjet lokale. Ata bëjnë me dije se i kanë paraqitur në tryezë një sërë opsionesh, më i fundit ai për zgjedhjen e kandidatëve me opsionin e pikëzimit (50% primare, 50% nga sondazhe), por kanë refuzuar në mënyrë kategorike.

“Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve”, vijon deklarata zyrtare.

Mirëpo nga ana tjetër, Edi Paloka tha se kjo deklaratë e tyre është e pavërtetë. Paloka u shpreh se nuk kanë vendosur asnjë kusht, as për njohjen e Sali Berishës si kryetar dhe as tërheqjen e padisë në Apel për vulën e partisë. Sipas tij, negociatat dështuan pasi, pala tjetër kërkonte eliminimin primareve dhe të strukturave të ngritura në PD.

“Po të ishte për kush do i kërkonim, të tërhiqnin padinë apo të njohin Berishën kryetar, këto nuk ishin kushte. (...)Gjatë gjithë kohës, unë i kam krijuar të gjitha hapësirat e mundshme që ndërthurja e kandidatëve të PD ishte e plotë, janë ofruar të gjitha modalitet, e vetmja gjë që s’kemi hyrë në diskutime janë primaret. Edhe statuti i vjetër ka primare, nuk ka asnjë pikë, qoftë edh enë statut që na përplasje nga primarët, kanë kërkuar eliminimin e primareve. Kërkohet eliminimi i strukturave që ishin ngritur në PD nga një vit sakrificash, theksohej që të kishte një strukturë jashtë kësaj strukture që të merrte vendime me votë unanime, që do të thotë që njëri nga këto të thoshte jo dhe i gjithë procesi të binte poshtë, ishte një veto, që në ditën e parë menduan si ta bllokojnë si proces”, tha Paloka.

Paloka flet për përçarje brenda grupit të Alibeajt, teksa thotë se negociatat për bashkim kanë nisur  më herët, por jo me Gazment Bardhin, por me një deputet tjetër të cilin nuk preferoi t’ia përmendte emrin.

“Bisedimet nuk kanë filluar me Bardhin, por me përfaqësues të tjerë që s’po e them për etik. (...)Ka një problem në atë grup që dhe vetë brenda tyre kanë një interes brenda tyre, se të gjithë lart flasin për parime, por te çdo njeri prej tyre ka një interes personal, kjo është e vërteta”, përfundoi Paloka.

Në këto kushte, kur palët janë krejtësisht të ndarë në qëndrimet e tyre, 14 maji 2023 duket se do të jetë i njëjti skenar me atë se çfarë ndodhi në 6 mars të këtij viti, ku PD-ja doli me 2 kandidatë. Berisha ka vijuar me ‘primaret’ si forma e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë Bashkie, ndonëse ka një ngërç se si do të regjistrohen në zgjedhje, duke qenë se vula ende i përket PD-së zyrtare (Apeli ende nuk ka një vendim). Partia e Lirisë së Ilir Metës, pritet të bëhet sërish ‘streha’ e Berishës që do e ndihmojë atë në rrugë ligjore për të garuar në zgjedhjet vendore. Nga ana tjetër, PD-ja e Alibeaj, e vetme edhe pa aleatët do duhet të nisë punën për gjetjen e kandidatëve.

14 maji, duket se do të jetë sfida vendimtare se cila palë në PD ka shumicën!

Ora 20:08
Dështuan negociatat/ Bardhi thërret nesër Kryesinë e PD

1667329875_gazmentbardhi.jpg

Negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me dështimin e negociatave me palën e Sali Berishën.

“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD”, thuhet në njoftim.

Ora 19:08
Paloka: Grupi i Alibeajt i përçarë! Flasin për parime, po mendojnë për interesat e tyre personale

Edi Paloka ka folur edhe për një përçarje brenda rupit të Enkelejd Alibeajt.

“Ka një problem në atë grup që dhe vetë brenda tyre kanë një interes brenda tyre, se të gjithë lart flasin për parime, por te çdo njeri prej tyre ka një interes personal, kjo është e vërteta”, tha Paloka.

Ai tha se dalja e grupit të Alibeajt më vete n zgjedhje nuk i bën ato fitues, por dëmtojnë partinë.

“Ata nuk fitojnë po do të dëmtojnë PD”, tha ai.

Ora 18:57
Dështuan negociatat/ Paloka: S’u kemi kërkuar as të tërheqin padinë, as të njohin Berishën kryetar! Kërkuan eliminimin e primareve

 

Edi Paloka, negociatori i palës së Berishës ka treguar versionin e tij pse dështuan negociatat.  

“Qëllimi i tyre nuk ka qenë bashkëpunimi, por zhbërja e vullnetit të demokratëve, duke lexuar këtë deklaratë këtë mendim arrij të nxjerr. Gjatë gjithë kohës, unë i kam krijuar të gjitha hapësirat e mundshme që ndërthurja e kandidatëve të PD ishte e plotë, janë ofruar të gjitha modalitet, e vetmja gjë që s’kemi hyrë në diskutime janë primaret. Edhe statuti i vjetër ka primare, nuk ka asnjë pikë, qoftë edh enë statut që na përplasje nga primarët, kanë kërkuar eliminimin e primareve. Kërkohet eliminimi i strukturave që ishin ngritur në PD nga një vit sakrificash, theksohej që të kishte një strukturë jashtë kësaj strukture që të merrte vendime me votë unanime, që do të thotë që njëri nga këto të thoshte jo dhe i gjithë procesi të binte poshtë, ishte një veto, që në ditën e parë menduan si ta bllokojnë si proces. Kam biseduar dje me Bardhin, kemi folur për këtë çështje, dhe i them përderisa kemi vullnetin për bashkëpunim, pse të nxjerrin ngërçe. Po të ishte për kush do i kërkonim, të tërhiqnin padinë, e as të njohin Berishën kryetar, këto nuk ishin kushte. Bisedimet nuk kanë filluar me Bardhin, por me përfaqësues të tjerë që s’po e them për etik”, tha Paloka.

Ora 17:04
Dështojnë negociatat mes PD për të dalë me një kandidat në zgjedhje vendore, zbardhen detaje nga mbledhja e grupit të Alibeajt

Zbarrdhen detaje nga takimi i Enkelejd Alibeajt me deputetët e PD-së.

“Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale. 

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit. 

Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve. 

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, thuhet në njoftim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 02/11/2022 10:14

    Vetem Luli mund ta sjelle PD ne pushtet. Vetem qe ai ka nje problem se ngrihet vone nga gjumi, ndersa plakun nuk e ze gjumi nje minute. Kjo ishte sa per nxemje. Marreveshja e 17 majit vazhdon. Alibeaj dhe Bardhi bejne ato qe u thote Basha. Basha vazhdon te jete ne pazar me Ramen me qellim shkaterrimin e PD. Bardhi dhe Alibeja jane ne mision. Do japin voten e tyre ne parlament keto 3 vjet sa here tua kerkoje Rama. Alibeaj eshte futur shume thelle ne pazare me emerime te njerezve te vet.

    Përgjigju
  • Lala: 02/11/2022 09:11

    E CNA i bot peshqesh ramen Edhe ca vite te tjera o thuthuq

    Përgjigju
  • Iris: 02/11/2022 02:06

    Cdo gje sqarohet po te behet publik,(nese e kane) incizimi dhe videoja e mbledhjes,por mendoj qe Bardhi ka te drejte,keta duan t'a fusin Berishen ne krye te PD nga dritarja dhe te ashtuquajturat //struktura te partise// qe permend Paloka,do te benin pikerisht kete gje.Berisha do te //percillej// ne krye te PD nga duart e ketyre,tamam si kengetaret kur hidhen neper koncerte ne duart e fansave dhe te shtritur i kalojne dore me dore,keshtu dhe Sala me te ashtuquajturat /primare/ dhe me /strukturat/.

    Përgjigju
  • Taypi: 02/11/2022 01:26

    Ik or pallosh njeri i shpelare... Kush do ju votoje ju.. Saliu esht non grada nga amerikae anglia.. Ja e moret pushtetin por me ke do bashkepunoni? Doni te na mbyllni prape si ne kohe te enverit... Evropa nuk e do saliun...ça mutin kerkoni ju debila.. Njerez budallenj.. Ne cfar realiteti jetoni ju... Saliu ju ka hedhur trute e gomarit o thuthuq..

    Përgjigju
  • Gerti: 02/11/2022 00:45

    Kjo e sotmja thjesht ishte oksigjen deri ne maj kur jane zgjedhjet lokale. Akoma se kane kuptuar se i kane dal amerikes kunder dhe do e shihni ku do perfundojne.

    Përgjigju
  • koli: 02/11/2022 00:43

    A pranohet krimineli si kryetar,,,,zoti na ruajte....

    Përgjigju
  • Tim...: 01/11/2022 22:17

    Ik o thuthuq vazhdo me shoqaten non grata.

    Përgjigju
  • Paul: 01/11/2022 19:39

    o paloka o qorr, o gagac,,saliu eshte kryetar i shoellareve te tropojes,,,jo i demokrateve te qytetareve te tjere...

    Përgjigju
  • Liria i metes: 01/11/2022 19:31

    Pathoqa eshte krye mashtrues si saliu edhe ta kesh te regjistruar perseri te kundret do thote..

    Përgjigju
  • tironsi: 01/11/2022 18:53

    ka per te plasur dajaku si ne haradas,,,,

    Përgjigju
  • joni: 01/11/2022 17:41

    alibeun bardhin lulin dhe ket tjetrin as familja vet nuk i voton. hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?