Negociatat me Greqinë, Idrizi: Shqipëria pa Çamërinë është e mangët! Ata që ulen me harta e laps në dorë janë tradhëtarë

17 Janar 2021, 19:30| Përditesimi: 17 Janar 2021, 20:25

  • Share

Gjatë një deklarate në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës ‘Çamëria’, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se personat që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit janë tradhtarë të Shqipërisë.

Idrizi u shpreh Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë dhe se Shqipëria pa të është e mangët. Gjithashtu ai shtoi se Çamëria është çështje identitetit kombëtar.

“Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë ndaj ne nuk i arratisemi dot asaj. Na gjenin në politikë teksa mundohen të na zhduknin, por ne sërish çohemi. Na gjenin në librat e shkollës që dikush tenton ta heqë emrin çam dhe ne prapë do çohemi. Ne me trup jemi këtu por kokën e kemi nga Çamëria. Ju përmenda tekstet e shkollave që dikush i marrë kërkon ta heqë emrin Çamëri. Këto dritëshkurtër që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri. Kur thua Dardan ke thënë Shqipëri. Shqipëria është një nga ‘Molla e kuqe’ deri në Prevezë e në Artë. Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb, një flamur. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur por sot fatkeqësisht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skëndërbeu ka ndërruar jetë. Heroi jonë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë.

Çamëria është çështje e identitetit kombëtar edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimin e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash “Çam jam” nuk ke nevojë të jesh çam por të jesh Shqiptar. Pa Çamërinë jeni sakat dhe jeni të mangut si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj. Këto burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004 pasi u rrahën në dyert e parlamentit shqiptar krijuar PDIU sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen por përballë do na kenë gjithmonë. Shoqata Çamëria dhe PDIU janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin le ta rrotullojnë si duan ligjin elektoral”, shtoi Idrizi.

Në fjalën e tij Idrizi u shpreh se kur ai para 30 vjetëve ishte ndër studentët e dhjetorit për të rrëzuar diktaturën, burra të mençur nisën të krijonin Shoqërinë Atdhetare Patriotike “Çamëria”.

“Sot, na gjeni në politikë, teksa mundohen të na zhdukin dhe ne prapë çohemi. Na gjeni tek librat e shkollës, ku na heqin madje emrin “çam” dhe “Çamëri” dhe ne prapë çohemi. Na gjeni tek zgjedhjet, kur na vjedhin dhe ne prapë çohemi. Na gjeni, kur na vrasin dhe rivrasin me paktet e errëta për të shitur atdheun dhe ne prapë çohemi.... derisa të gjejmë zgjidhje dhe prehje vetëm në tokën tonë”, u shpreh Idrizi.

Ai u shpreh se fitorja më e madhe sot është faktorizimi i Çështjes Çame.

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë. Këto katër u përballëm me pushtetin që donte të na fshinte emrin. Por PDIU është lëvizje kombëtare, që do të çojë para Çështjen Shqiptare Çame, do të jemi bashkëkrijues të shumicës dhe qeverisë së nesërme”, përfundoi ai.

Këtë të dielë çeli siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë ka luajtur një rol të rëndësishëm për sensibilizimin mbarëkombëtar të Çështjes Çame dhe të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

Më herët gjatë një interviste në Report Tv, Idrizi u shpreh se çështja Çame është në fokusin e PDIU. Teksa vijon negociatat me kreun e PD-së Lulzim Basha për të arritur një marrëveshje për një vend të sigurt në lista për zgjedhjet e ardhshme, ai thotë se çështja Çame do jetë pjesë e saj. Këtu ai i referohet premtimit për heqjen e ligjit të luftës nga Lulzim Basha.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • VISI: 17/01/2021 23:01

    IK MOR HAJDUT MUTI RAMA ME TY NUK FSHIN AS B.......ÇAM I PESHTIR

    Përgjigju
  • beni: 17/01/2021 22:39

    Ky idjot ben ham ham kot sepse kete problem le ta sqaroi me aleatin e tije Vangjel Dule.

    Përgjigju
  • korcari: 17/01/2021 22:14

    me pederast burre veshtire se gjen nuk e do me asnjeri

    Përgjigju
  • shoku: 17/01/2021 22:14

    komente te paguar pro komunisteve detin rama e shiti o te mjere saliut ruani topet ju

    Përgjigju
    • Sa gjynah: 18/01/2021 09:59

      Mba kafazin se zogu te ka ikur me kohe

  • Mashkullori: 17/01/2021 21:23

    Zoti Idrizi! -A e ke pyetur grekofilin Dulaqis: Kush kerkon te heqe emrin e atyre truajve te Camerise,Rama apo qeveria Greke? Te merr dot me vete dhe te futesh me drejtues te shoqates ne Camerine e te vizitojne truajt dhe varret e te pareve te tyre? Ne se nuk ben dot asnjeren as tjetren,si ju premton te zgjidhesh keto ceshtje kur ben aleance me Dulais-IN? Prandaj laj bythen dhe futu ne kazanin e PD-se,e cila i shiti realisht 352 km2 det Greqise.Per Ramen nuk dime asgje,sepse asgje nuk eshte vendosur,por nese e shet atehere ne te semes dhe ai... Po ti,perse ben aleance me shitesin e detit ,ish mintrin e jsahtem qe e shiti de fakto dhe de jure detin Greqise pa nuk behet fjale ti marre dhe Camerine asaj...

    Përgjigju
  • Tirona: 17/01/2021 21:03

    O Kok Qyp qe ke shrytezuar ceshtjen Came per 30 vjetesh per bythen tate, hiqje nga mendja, ceshtja Came dhe gjithe ceshtjen tjera qe kane vendet Europiane per territoret e tyre do te zgjidhen nje here e pergjithmone ne vitin e larget 2200 se ne kete vit eshte parashikuar qe Europa do te behet nje Shtet i vetem.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 17/01/2021 20:07

    Zoti Idrizi ku e fut ti Sali Berishen & Lulzim Bashen per faljen e detit qe ti ke bo kialicion me keto tradhetare te Shqiperise?

    Përgjigju
  • Endri: 17/01/2021 19:58

    Ku kemi ngel me keta “atdhetaret” si Cimi, kokrra hajdutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?