Në Komisionin e Rithemelimit janë të gjithë të hapur për të mirëpritur grupin e Alibejat. Teksa hynin në mbledhjen që Berisha ka thirrur me drejtuesit e qarqeve, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe Luan Baçi i janë përgjigjur pyetjeve të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me negociatat për bashkim.
“Pa diskutim që situata ka një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me një vit përpara. Unë flas për Qarkun e Korçës, që e kam ndjekur nga afër. Strukturat janë plotësuar me të gjithë elementët. Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore. Ne e dimë që në grupin parlamentar ka një ngërç, që është e domosdoshme të kapërcehet. Kapërcimi arrihet përmes bisedimeve. Uroj që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët që janë zgjedhur në emër të PD në prill 2021 janë përfshirë në grupet e punës”, tha Spaho.
“Ne kemi thënë vazhdimishjt që dyert e PD janë të hapur për ccdo demokrat që vendos t’i bashkohet shumicës”, tha Bardh Spahia i Shkodrës.
“Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi. Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët etj të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi.
Lajmi kryesor:
Një ditë para takimit Bardhi-Paloka, Berisha mbledh drejtuesit politik, Alibeaj grupin parlamentar
K.T.//ReportTv.al