Politikë
Top 24

Negociatat? Ministri i Jashtëm holandez: Shqipëria ka ende rrugë për të bërë

6 Qershor 2019, 14:26| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 14:29

  • Share

"Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë". Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok kur u pyet në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, që pak ditë më parë mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian.

Ai ka qenë më pozitiv në lidhje me Maqedoninë e Veriut duke vlerësuar progresin që ka bërë, por sërish shton se 'Ata nuk janë ende gati". Ministri Blok theksoi se Shkupi ka ende për të bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Palët në parlamentin holandez janë të ndarë në qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave, pasi disa janë pro dhe disa kundër.

Vitin e kaluar tre vende mes tyre Holanda nuk ishin dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke e shtyrë për këtë qershor, por skepticizmi vijon. Kujtojmë që pak javë më parë Holanda kërkoi edhe rikthimin e vizave për shqiptarët.

Komento

Komente

  • Ilo: 06/06/2019 22:17

    Bejeni nul marrveshjen e ekstradimit dhe te vendoset reciprocitetit te vizave me keta palaco.

    Përgjigju
  • redu: 06/06/2019 17:01

    Me Hollanden Shqiperia duhet te perdor reciprocitetin diplomatik .Nje shtet keqdashes nuk ke pse e pranon.Ne rast se qeveria hollandeze del perseri kundra pritni marredheniet diplomatike dhe ske pse te kemi lidhje me to, ne rast te k7ndert qeveria shqiptare trefon dobesi dhe servilizem.Shqiptaret reagojne ndaj mikut dhe jomiqesirve me te.

    Përgjigju
  • Bubi: 06/06/2019 16:26

    Shoket e Lyl Shalngjitmit keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?