Politikë

Negociatat në 2019, socialistët europianë: Përpjekje heroike, Rama e ka fituar rrugën drejt BE

28 Qershor 2018, 17:15| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 17:46

  • Share

Qeveritë progresive në Shqipëri dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë mundësuan që të dy vendet të caktojnë një datë të fillimit për negociatat e pranimit në BE, në 2019. Rruga drejt anëtarësimit në BE për të dy vendet është prioritare në agjendën e takimit paraprak të Partisë Europiane Socialiste sot, ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev i Maqedonisë dhe Alexis Tsipras i Greqisë.

Ky takim është në vijim të marrëveshjes së ministrave të BE, më herët këtë javë, që negociatat duhet të fillojnë vitin e ardhshëm.

PES ka qenë një kampion i gjatë i anëtarësimit në BE për rajonin, duke përfshirë mbajtjen e një programi ngjarjesh dhe takimesh në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit për të mbështetur punën e tyre drejt zhvillimit europian.

Duke kryesuar takimin, Presidenti i PES Sergei Stanishev tha:

Është e qartë se përpjekjet heroike të qeverive në Tiranë dhe Shkup për të përgatitur vendet e tyre për negociatat e pranimit në BE, më në fund po japin fryte. Do të ndihmojë në sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit por të të gjithë Europës dhe për të dy vendet që të zënë vendin që u takon me të drejtë, në tryezën e BE.

Sergei Stanishev, president i PES

Në marrëveshjen e fundit midis Zaev dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit midis dy vendeve, Stanishev ka thënë:

Ne jemi krenar për rolin tonë në lehtësimin e mardhënieve historike midis dy vendeve pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje, duke përfshirë mbajtjen e takimeve bilaterale mes Zoran dhe Alexis, duke kulmuar në samitin e liderëve tanë, muajin e kaluar në Sofje. E gjithë familja progresive është me ta në rrugën e tyre drejt pajtimit dhe ne presim që marrëveshja të finalizohet, në mënyrë që pengesa për anëtarësim në BE dhe NATO të hiqet për Republikën e Maqedonisë.

Presidenti i PES, Sergei Stanishev

Në takimin e sotëm, të dy kryeministrat Tsipras dhe Zaev falenderuan PES, Komisionerët Europian progresistë dhe Z. Stanishev personalisht për mbështetjen e tyre në arritjen e marrëveshjes.

Komento

Komente

  • Tata: 28/06/2018 19:17

    O kafshe kjo partia qe ti i thua demokratike i han mun P. P .Sh . Se i dine gjithe populli qe beri shum shum pune por beri gabime ndersa .p. D .jote u bene gjithe PASHALLAR .DHE HAJDUTER

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/06/2018 18:50

    Nuk e duam këtë klasë politike baj gë, pjellë e PPSH-së. Të ngrihet populli në protesta ne rang republike dhe të kërkojë zhdukjen e kësaj klase!!! Të gjitha partitë janë pjellë e PPSH-së.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?