Raportuesi për Shqipërtinë në PE, Knut Fleckenstein

Politikë

Negociatat në 2019/Fleckenstein: Keni mbështetjen time deri sa të jemi bashkë në BE

27 Qershor 2018, 18:27| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 18:40

  • Share

Eurodeputeti dhe njëherazi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përshëndeti dritën jeshile që dhanë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë”, shkruan Fleckenstein në profilin e tij “Twitter”. “Progres i vlerësuar! Hapja e negociatave u vendos”, thekson eurodeputeti.

Përfundimi nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme inkurajon qartësisht të dyja qeveritë dhe parlamentet për të vazhduar me procesin e reformave. Keni mbështetjen time deri sa të jemi bashkë në BE!

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?