Hamas ka njoftuar se delegacioni i saj, i udhëhequr nga Khalil al-Hayya, ka mbërritur në Egjipt për të marrë pjesë në negociatat për lirimin e pengjeve. Negociatat do të zhvillohen në Sharm El-Sheikh, ku pritet të mbërrijë edhe delegacioni izraelit i udhëhequr nga ministri i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet) dhe kreu i Mossad-it. Pritet që në bisedime të marrin pjesë edhe i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. Delegacioni i Hamasit i udhëhequr nga Khalil al-Hayya mbërriti ditën e djeshme në Egjipt, ndërsa sipas raportimeve ata ndodhen tashmë në Sharm el-Sheikh.
Lajmi kryesor:
Plani i paqes për Gazën/ Negociatorët e Izraelit dhe Hamasit takohen sot në Egjipt! Trump: Faza e parë duhet të përfundojë këtë javë
A.I/ReportTv.al