Donald Tusk

Bota

Negociatat për “Brexit”, Donald Tusk: Skenari pa marrëveshje, më afër se kurrë

15 Tetor 2018, 23:49| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 23:52

  • Share

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në prag të një samiti në Bruksel ka deklaruar ditën e sotme se skenari i një mungesë marrëveshje midis Londrës dhe BE-se në negociatat për Brexit është më e mundshme se kurrë më pare.

Tusk ka shkruar në ftesën e tij drejtuar liderëve europianë, në lidhje me negociatat për “Brexit” për ”të mos hequr dorë”, e publikuar në ditën e sotme gjatë darkës.

Me përgjegjësinë që na karakterizon, ne duhet ta përgatisim BE-së për një skenar pa marrëveshje, që ka më shumë gjasa se kurrë.  

                       Donald Tusk

Gjithashtu gjatë një takimi informal që do të zhvillohet në Salzburg në mesin e shtatorit, liderët e BE-së kanë shprehur dëshirën për arritjen e një marrëveshjeje në tetor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?