Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi një modalitet që do të ulte palët në tryezë për marrëveshjen e shumëpritur të armëpushimit dhe të paqes përfundimtare. Ai u shpreh këtë të martë se është i gatshëm për një takim trepalësh gati për takim trepalësh me Trump dhe Putin, propozim i cili momentalisht mbetet vetëm një propozim.
Kremlini ndërkohë tha se pala ruse po përgatitet për raundin e ri të negociatave. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha në një takim me gazetarët se ato do të zhvillohen në një vend të përshtatshëm për të dyja palët.
Peskov e dha këtë përgjigje pasi u peyt nga gazetarët për deklaratën e e të dërguarit amerikan Keith Kellogg se raundi tjetër i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet në Gjenevë.
Ndërkohë Peskov foli për një takim të mundshëm mes Putin dhe Zelenskyt. Ai tha se kjo mund të ndodhë, por vetëm pas "marrëveshjeve specifike" mbi temat që janë aktualisht në diskutim.
Reuters ndërkohë, shkruan se Vladimir Putin si një ndër kërkesat më madhore për një marrëveshje paqeje përfundimtare do ti drejtohet disa fuqive të mëdha të perëndimit. Sipas 3 burimeve Putini dëshiron një angazhim "të shkruar" nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s, që përbën përjashtimin zyrtar të anëtarësimit për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
Me Rusinë që ende nuk po paraqet memorandumin e famshëm për të cilin Putin ra dakord me Trump, të martën kremlini u përplas në deklarata në distancë me Donald Trump.
Presidenti amerikan tha se Putin po luan me zjarrin, pasi në një postim në rrjetin social Truth, shkruajti se: Putin nuk kupton se po të mos ishte Trump gjëra shumë të këqija do ti kishin nodhur Rusisë. Më vonë shefi i komisionit parlamentar të sigurisë Dimitri Medvedev tha se e vetmja gjë e keqe do të ishte lufta e tretë botërore.
Komente
