Rusia ka konfirmuar se Vladimir Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ditën e nesërme (18 mars).
“Po, kjo është e saktë, një bisedë e tillë po përgatitet për të martën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këtë mëngjes, pasi u pyet nga gazetarët nëse Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me Trump.
Sakaq Peskov nuk dha detajet rreth telefonatës që pritet të mbahet nesër mes dy liderëve, sipas mediave të huaja.
“Ne kurrë nuk zbulojmë përpara”, tha tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Donald Trump njoftoi gazetarët se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin të martën. Lajmi për telefonatën Putin Trump vjen një javë pasi delegatët e SHBA-së dhe Ukrainës u takuan në Arabinë Saudite, ku ata njoftuan perspektivën e një armëpushimi 30-ditor, hapi i parë për t’i dhënë fund luftës.
Megjithatë, SHBA-ja ende po përpiqet të bindë Rusinë që të bie darkord me marrëveshjen e armëpushimit.
Komente
