Kosova & Rajoni

Negociatat për qeverinë e re, Fatmir Sheholli: Kurti ftesë LDK, më 15 prill pritet formimi i parlamentit të ri! Kryeministri i Kosovës ka humbur besimin e SHBA

7 Prill, 19:18| Përditesimi: 7 Prill, 19:50

  • Share

‘Qeveria e re në Kosovë pritet të formohet pas krijimit të Parlamentit të ri më 15 prill’, kështu është shprehur analisti Fatmir Shaholli.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, ai u shpreh se Kurti i ka bërë edhe ftesë LDK për koalicion për të formuar qeverinë e re.

 ‘Të besojmë se do to formohet parlamenti më 15 prill, besoj se në bazë të informacioneve që ne kemi po flitet që Kurti ka arritur që të formojë qeverinë dhe thuhet se pas themelimit të parlamentit po atë ditë mund që të formojë qeverinë. Sot Kurti i ka dërguar ftesë LDK-së së Lumir Abdixhikut për bashkëbisedim dhe deri në këto momente nuk kemi ndonjë reagim nga ana e tij nëse do të shkojë ose jo në takim. Kurti del me deklarata se Serbia do të destabilizojë Kosovën duke thënë se disa deputet të komuniteteve jo serbe po i manipulon dhe shantazhon. Këtë e kanë ngritur të gjitha mediat dhe analistët’, tha ai.

Edhe pse Kurti i ka bërë ftesë për bashkëpunim LDK-së, për analistin kjo ftesë është e vështirë që të pranohet, pasi kreu i LDK ka deklaruar se nuk do të shkojë në një koalicion me LVV.

‘Kurti mund ti bëjë ftesë kujtdo po ajo që ka thënë Abdixhiku pas zgjedhje ka qenë se nuk shkon në koalicion me Kurtin dhe LVV. Ai ka deklaruar se nuk shkon në një koalicion me një njeri që e ka quajtur bashkëpunëtor të Vuçiç’, tha ai.

Teksa u ndal tek marrëdhëniet Kosovë-SHBA, analisti tha se Kurti e ka humbur besimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Kurti nuk ka marrëdhënie të mira me Amerikën, veprimet e tij kanë qenë antiamerikane. Ne duhet që të gjejmë një rrugë dhe ta çojmë vendin atje ku ishim me Ibrahim Rrugovën dhe me Hashim Thaçin.  Kurti ka humbur besimin e SHBA’, tha ai.

Sheholli një koment e pati edhe për arrestimin e 16 personave nga policia e Kosovës, mes tyre edhe oficerë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë, ku tha se këto ngjarje përdoren nga Kurti duke i cilësuar si destabilizim nga Serbia.

‘Policia tha se ata serbët që kanë shkuar në manastire janë ndalur se ishin duke udhëtuar me shpejtësi, kurse Kurti e përdor këtë çështje, e cilësojnë si një destabilizim. Kemi të bëjmë me një kryeministër që paradite thotë një gjë dhe pasdite një gjë tjetër. Po Kurti s’ka nevojë që të na thotë ne Serbia është armiku, se ne e dimë por kur ka probleme të tilla Kurti thotë që Serbia po do që ta destalibizojë vendin’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?