Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se brenda dy javësh do të mësohet nëse do të ketë paqe në Ukrainë.
Në një intervistë për "Todd Starnes Show", Trump tha se pas kësaj periudhe, nëse nuk arrihet një zgjidhje, Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen të miratojnë një strategji të re.
"Brenda dy javësh do ta dimë nëse do të ketë paqe në Ukrainë në një mënyrë apo në një tjetër. Pas kësaj, ndoshta do të na duhet të miratojmë një strategji të ndryshme", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë në Todd Starnes Show.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky akuzon Moskën se po përpiqet të shmangë një takim për të gjetur një zgjidhje për luftën
"Për momentin, sinjalet që po dërgon Rusia janë thjesht të pahijshme. Ata po përpiqen të shmangin nevojën për të mbajtur një takim", akuzoi Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm në mediat sociale.
Më herët Volodymyr Zelensky deklaroi se mund të takohet me Vladimir Putinin vetëm pasi të arrijë një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë nga Europa dhe SHBA.
Komente
