Negociatat PS-Rithemelimi, ambasadori gjerman: Kënaqësi që palët politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament

13 Mars, 13:58| Përditesimi: 13 Mars, 14:59

  • Share

Ambasadori gjerman Karl Bergner u shpreh i kënaqur për negociatat mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, me qëllim normalizimin e situatës në Kuvend.

Në një prononcim nga Korça, ku ka qenë i pranishëm ne universitetin e këtij qyteti, ai tha se mbetet për t’u parë kthimi në normalitet, ndërsa theksoi se ky është një kusht i rëndësishëm për një sistem demokratik dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

‘Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do ti rikthehet realisht aktivitetit të vet normal duke folur për përmbajtje pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.

Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit që prej se në parlament ka nisur pra zhvillimet deri diku shqetësuese sikurse i keni konstatuar pra kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.’- tha Bergner.

I pyetur në lidhje me Reformën Zgjedhore, ambasadori gjerman tha se shpresojmë që të kemi një reformë zgjedhore. Ambasadori tha prcesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.

‘Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhore dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende. Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e vetë deri në datën 21 mars, do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara parlamentit, përpara kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi.’- tha diplomati gjerman. Procesi i reformës zgjedhore të jetë një proces sa më i gjere të jetë i mundur duke përfshirë sa më shumë interesa ka edhe një set të gjerë rekomandimesh të OSBE lidhur me këtë proces pra është një proces që ne do vijojmë ta ndjekim në vazhdimësi.’- tha Bergner.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?