Negociatat PS-Rithemelimi, Qori: Palëve u intereson duopoli Rama-Berisha! Analisti: U njohën si opozitë, nxorën në qoshe Bashën

21 Mars, 17:41| Përditesimi: 21 Mars, 18:04

  • Share

Aktivisti i Lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori thotë se palëve politike u interson që të mos thyhet duopoli Berisha-Rama.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Qori tha se për çfarëdo që të bien dakord ata, dëshira për ndryshim është aq e madhe saqë këta lojëra nuk do të jenë aq të suksesshme sa ata pretendojnë.

‘Njëri firmos, tjetri vulos, dhe për të gjitha problemet më të mëdha palët heshtin. Unë besoj se interesat e të gjitha palëve janë që mos të thyhet duopoli Berisha-Rama.  Çfarë do që të bien dakord ata nevoja dhe dëshira për ndryshim që është aq e madhe saqë këta lojëra nuk do të jenë aq të suksesshme sa ata pretendojnë. Duken keq edhe kur zihen edhe kur janë në normalitet.

Politika duhet të ketë shtyllë kurrizore, në me partitë e vjetra na ndan morali pasi janë parti që kanë vjedhur dhe kanë grabitur. Në nuk mund të bëjmë shtyllën tonë kurrizore shtyllë gjarpri. Edhe sikur unë të çmendesha dhe vendosëm të bëhemi me një krah apo një tjetër Pikërisht për këtë qasje që kemi. Nuk kursejmë askënd që mban përgjegjësi për mënyrën se si është qeverisur Shqipëria. Ne jemi për një sistem proporcional kombëtar. ‘- tha Qori.

Nga ana tjetër analisti, Gëzim Saliu tha se opozita nuk ka fituar asgjë nga kaosi që ka krijuar. Sipas Saiut Rithemelimi, u njoh si opozitë nga mazhoranca.

‘Opozita nuk ka fituar asgjë nga kaosi që krijoi. U njohën si opozita nga mazhoranca. Rithemelimi nxori nga ajo qoshja mori ca drita prozhetorësh duke zbritur nga froni Lulzim Bashën. Rithemelimi u njoh si opozitë ishte si në qoshe.

Shumë shpejt SPAK mund ta çojë drejt burgut Beqjan dhe nuk mendoj se do të nxjerrin diçka nga Komisioni i Shëndetësisë.  I ka dhënë dy komisione që as nuk i prishin punë dhe as nuk i krijojnë ndonjë problematikë për Ramën. Mendoj se është shumë pak për Rithemelimin.

E vetmja arritje është Reforma Zgjedhore Kjo është periudha më e mirë e partive të vogla. Shihen si lëvizje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim ne në parlament. Pritej shumë edhe më shumë nga e gjithë kjo betejë. Kemi arritur te një betejë që kemi vetëm më dy komisione hetimore.’- tha Saliu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?