Shqiptarët kanë kërkuar që nëse Bullgaria vijon të bllokojë Maqedoninë e Veriut për negociatat, atëherë vendi ynë ka të drejtë të kërkojë largimin. Qëndrimin e ka ripërsëritur Kryeministri Rama në konferencën me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ne nuk preferojmë të ndahemi për sa kohë ka ende hapësirë që të mendohet se Bullgaria mund t’i hapë rrugën. Gjysmë milionë shqiptarë e kërkuan në Këshillimin Kombëtar që nëse në qershor nuk marrim negociatat, jemi të lirë të kërkojmë daljen nga bllokimi që Bullgaria I ka bërë Maqedonisë së Veriut. Ky do të jetë qëndrimi ynë, por deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian qëndrimi ynë do të jetë që negociatat duhet të hapen me të dyja”, tha Kryeministri.
Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur.
“Miti që Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur është për konsum lokal. Gjermania nuk është kundër por kërkon gjithëpërfshirje dhe këto të dyja janë gjëra të ndryshme. Ballkani i hapur është një nismë që synon jetësimin e të gjitha parimeve dhe lirive të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Presidenti i KE në Tiranë, Michel: Ideja për një status 'vend i asociuar i BE' për shtetet e Ballkanit drejt materializimit! Rama: Do i jepte fund paranojave se Brukseli po na lë larg (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al