Edi Rama

Politikë
Top 24

Negociatat, Rama thirrje vendeve të BE: Europë, mos na e kthe shpinën

25 Prill 2018, 18:20| Përditesimi: 25 Prill 2018, 18:22

  • Share

Në një intervistë për Reuters, kryeministri Edi Rama u bën thirrje vendeve të BE që të mos i kthejnë shpinën Shqipërisë. Sipas tij, nëse Shqipërisë i mohohet hapja e negociatave, mund të ushqehet radikalizmi islamik, ndërsa në rrezik është edhe stabiliteti në rajon.

Europë, mos na kthe shpinën. Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizmi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Mos lini vend bosh që të mbushet nga shtetet e tjera. Me statistika, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thosha se feja kryesore në Shqipëri është Evropa

Kryeministri Edi Rama për Reuters

Komento

Komente

  • Tironci: 26/04/2018 18:26

    Tahiri mban peng shqiperine nepermjet ed rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: