Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar negociatat Rithemelimi-PS për të kthyer normalitetin në Kuvend. Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën duke përdor drejtësinë.
Sa i takon negociatave për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Alibeaj tha për Report Tv se kjo është thjesht një tallje e Edi Ramës. Sipas tij, me ligjin e ri për Komisionet Hetimore opozita nuk ka të drejtë as të marrë prova, sepse fillimisht duhet të votojë pro mazhoranca apo se nuk do pranohen mediat. Kjo për Alibeajn i bën negociatat thjesht një pazar.
“Pazar e bën fakti që nuk është transparent, nuk jam kundër uljes së deputetëve. Te komisionet hetimore jam dakord, ka qenë kjo seli kur pr.ligji u bë tinëz nga Rama. Nuk bën dot komisione hetimore sot, media nuk pranohet, e drejta e opozitës për të marrë prova është asgjësuar se duhet të votojnë pro ata të shumicës. Ajo çfarë thotë Rama sot po jap komisione është një tallje. Kjo e bën Pazar.
A jam ulur unë me Gjiknurin, çdo të enjte e çdo javë. Ajo që nuk e bën Pazar është transparenca dhe ajo çfarë kërkon. Prandaj e kërkuam para dy vitesh dhe vendosëm edhe veton, në mënyrë që Rama dhe Gjikunri ta çojnë në Komisionin e Ligjeve, ku Rama mund të peshkojë deputet dezertorë dhe të bëjë ligj sipas shijes së tij. Kjo ndan pazarin ose jo.
Nuk e di se shkojnë negociatat, kur jemi në revolucion,. Nuk e di si mund të ulesh me kundërshtarin më të madh, kur të ka bërë gropën, ka përdorur drejtësinë”, tha Alibeaj për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Alibeaj për Report Tv: Negociatat Rama-Berisha pazar, PS tallet se do u 'falë' Komisionet Hetimore! Përfaqësimi në ‘Zgjedhore’ i takon PD
SI.E.//ReportTv.al