Menjëherë pas telefonatës me Putin, Donald Trump informoi liderët kryesorë të Evropës për rezultatin e bisedës. Gjatë kësaj conference në distancë, është vlerësuar edhe disponueshmëria e Papa Leonit të 14 për të dhënë kontributin e tij në arritjen e një marrëveshjeje.
Gazeta italiane La Reppublica thotë se Trump dhe liderët evropianë kanë diskutuar edhe në këtë drejtim, ku siç thotë Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të lehtësuar kontaktet dhe për të punuar për paqen.
Giorgia Meloni kishte diskutuar mundësinë e negociatave të organizuara nga Papa me Trumpin që të premten e kaluar. Sipas burimeve italiane, ajo ishte madje ndër të parat që e imagjinoi këtë zgjidhje.
Tani liderja po shkon një hap më tej dhe mund të drejtojë organizimin e samitit, krahas Vatikanit, duke pasur parasysh se kjo ide do të përfshijë fillimin e negociatave brenda dhjetë ditëve të fundit të muajit Maj.
Megjithatë, një pengesë mbetet gjithsesi thotë La Reppublica. Skenari sjell me vete edhe një pasojë tjetër të mundshme: në emër të një armëpushimi të mundshëm, Italia nuk do të ekzekutonte urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër Putinit. Kjo në rast se Cari rus donte të merrte personalisht pjesë në bisedime.
Komente
